MSN – Arsenal, dallim i madh në gola të shënuar (FOTO)

Treshja e Barcelonës, Messi – Suarez – Neymar, ka shënuar më shumë gola se gjithë skuadra e Arsenalit.

Sport

23/02/2016 20:10

Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar, kanë shënuar numër shumë më të madh golash se sa skuadra e Arsenalit këtë edicion.

Treshja e katalunasve i ka realizuar 91 gola në të gjitha garat deri më tani, ndërsa i gjithë ekipi i Arsenalit i ka 61, përcjell Lajmi.net nga BBC Sport.

Kujtojmë që Barça dhe Arsenal luajnë sonte në Emirates nga ora 20:45 në Ligën e Kampionëve.