Mrekullia e natyrës kosovare, Ujëvara e ngrirë e Mirushës (Foto)

Ujëvara e Mirushës është bërë atraksion për turistët. Edhe pse zakonisht kjo ujëvarë vizitohet gjatë pranverës dhe verës, temperaturat e ulëta kanë ndikuar që vizita të ketë edhe në dimër.

Lajme

11/01/2017 19:44

Pas temperaturave deri në -24 gradë celsius, Ujëvara e Mirushës është ngrirë e tëra.

Ka qenë edhe televizioni i njohur kanadez që në raportimin për temperatura e ulëta në Evropës, pamjet kryesore i ka paraqitur nga Mirusha, shkruan lajmi.net.

Kameramani dhe fotografi, Jeton Sopa, ka realizuar një set fantastik të fotografive nga kjo ujëvarë. /Lajmi.net/

mirusha1 mirusha2 mirusha3 mirusha4 mirusha5 mirusha6 mirusha7 mirusha8