MPJ për arrestimin e komandantit: Jemi në kontakt me autoritetet serbe

Këshilltari politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Bashmir Xhemaj ka thënë se janë duke punuar shumë që të sqarohet rasti i arrestimit të zyrtarit policor kosovar, Nehat Thaçi, nga autoritetet serbe.

Lajme

29/09/2016 18:48

Ai ka deklaruar se që nga mbrëmja e së mërkurës janë në kontakt me autoritetet serbe dhe presin zhvillime pozitive në orët në vijim.

“Prej mbrëmë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe diplomatët tanë në Beograd janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet serbe dhe institucionet tjera të ndërlidhura me rastin”, raporton Klani.

“Mund të konfirmojmë se po bëjmë gjithçka si MPJ për këtë rast dhe presim të ketë zhvillime pozitive”.