MPJ e Kosovës i dorëzon Notë Proteste Malit të Zi, për djegien e flamurit

Flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë janë djegur mbrëmjen e kaluar nga disa persona të panjohur, në qendër të Podgoricës.

Lajme

15/04/2016 17:30

Në lidhje me këtë, ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë për Indeksonline se kanë kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, që të dënohen autorët e rëndë të këtij krimi.

“MPJ e Kosovës ka dorëzuar Notë Proteste tek MPJ e Malit të Zi, duke kërkuar që autorët e këtij krimi të rëndë të gjinden dhe të dënohen. Ne kemi marr edhe reagimin zyrtar që kjo ishte vepër vandale dhe do të dënohet rëndë” , ka thënë Selimi.

Tutje, Selimi ka thënë se aktet e tilla nuk do të arrijnë të ndikojnë në prishjen e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“ Marrëdhëniet me Malin e Zi janë marrëdhënie partnerësh dhe fqinjësore, radikalet ekstremistë në Malin e Zi tash e shumë vite po tentojnë të shkatërrojnë fqinjësinë e mirë duke kërcënuar dhe atakuar Republikën e Kosovës por nuk do të arrijnë”, ka thënë Selimi.