Motrat Vjollca “kapen” në komente: Shyqyr u ktheve se na thave sytë

Marina dhe Luana Vjollca janë dy moderatoret më të komentuara shqiptare.

ShowBiz

22/04/2018 10:18

Si Marina ashtu edhe Luana janë shumë të suksesshme në profesionin e tyre, por tash e sa muaj nuk janë angazhuar në ndonjë projekt televiziv, shkruan lajmi.net.

Derisa Luana ka paralajmëruar rikthimin e fuqishëm në ekran, Marina për një kohë ishte “zhdukur” paksa nga rrjetet sociale.

Por, së fundi ajo postoi një fotografi në të  cilën u shfaq tejet provokuese, e veshur me një fustan të shkurtër.

Nuk kanë munguar komentet “pikante” të Luanës, e cila i shkroi “shyqyr u ktheve se na thave sytë”, kurse Marina ia ktheu me “akoma ste jane thare tamam se vazhdon dhe e ke te preferuar @liravjollca motra delenxhie.” /Lajmi.net/