Moti për vikend, i pa përshtatshëm për plazh

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm , me vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje  të kohë pas kohëshme të shiut. Kështu thotë Instituti hidrometeorologjik i Kosovës.

Lajme

15/06/2018 13:06

Sipas IHMK-së, nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.

Shtypja atmosferike do të shënoj rritje të lehta, lagështia e ajrit mbetet e lartë dhe si pasojë e ndryshimeve fazore do të krijohen kushte që në orët e para të ditës të krijohen mundesitë për mjegull afatshkurte të radiacionit.

Temperaturat minimale mbeten afërsisht të ngjajshme nga 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-5m/s. /Lajmi.net/