Mori kancer pasi hodhi pudër bebesh në lëkurë

Gjykata ka shpwrblyer me 70 milionë dollarë gruan e cila hodhi në gjyq pudrën Johnson & Johnson sepse tha se nga ajo kishte marrë kancerin.

Lifestyle

28/10/2016 21:31

Deborah Giannecchini nga Modesto, Kaliforni u diagnostifikua me sëmundjen në vitin 2012 dhe akuzoi kompaninë për sjellje neglizhente ndaj reklamimit të pudrës së bebeve.

Padia ishte bërë sepse ajo deklaronte se e kishte marrë sëmundjen, pasi kishte përdorur pudër në një pjesë intime të trupit.

“Jemi të kënaqur që juria bëri gjënë e duhur. Duhet të paralajmërojmë publikun për rreziqet që vijnë nga pudra e bebeve Johnson’s baby”, tha Jim Onder, avokati i Giannecchinit.

Megjithatë kompania ka refuzuar se pudra përbën rrezik për këdo që e përdor atë, madje dhe në vendet intime.