Mori 2 mijë euro, arrestohet Inspektori

Policia e Kosovës në Gjilan, ka arrestuar një inspektor të ATK’së, nën dyshimin se ai kishte marrë ryshfet nga një firmë private në Gjilan, në vlerë prej 2000 euro.

Lajme

11/12/2013 15:27

Policia e Kosovës, ka arrestuar një zyrtarë të ATK’së në Gjilan, nën dyshimin se ai ka kryer veprën penale, marrje të ryshfetit.

Arrestimi është kryer në bazë të hetimeve policore, ku i dyshuari, teksa po ushtronte detyrën e tij zyrtare si inspektor I ATK’së në Gjilan, kishte kërkuar nga dhe njëkohësisht kishte marrë para (kesh) në vlerë prej 2000 eurosh nga një pronar i një firme private.

Drejtoria për Hetim të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, njësia në Gjilan ka kryer këtë  operacion policor, ku me ç’rast personit të arrestuar i është  kontrolluar banesa, po ku nuk kanë gjetur asnjë dëshmi të rëndësishme shtesë.

Personit të arrestuar i është shqiptuar masa e mbajtjes prej 48 orë.