Morgan Freeman akuzohet për ngacmim ndaj grave në vendin e punës – Lajmi.net
Morgan Freeman akuzohet për ngacmim ndaj grave në vendin e punës
Autori: Lajmi.net EntertainmentKulturë/ArteLajme 11:01, 26 May 2018
Aktori i famshëm në Hollywood, Morgan Freeman, tha se akuzat drejtuar tij për ncacmim ndaj grave dhe pengim në vend të punës, nuk janë të vërteta, si dhe ka kërkuar falje për këdo që mund të jetë ndier keq pas raportimit të mediave.

Akuzat ndaj aktorit të cmimeve Oscar, janë të fundit në mesin e akuzave ndaj aktorëve meshkuj dhe regjisorëve e agjëntëve, që kanë kapluar Hollyëoodin që nga tetori i vitit 2017.

Akuza të ngjashme u janë drejtuar edhe politikanëve në amerikë, duke inspiruar kështu edhe nisëm në rrjete sociale “MeToo”, të viktimave që ndajnë historitë e tyre të ngacmimeve seksuale dhe abuzimit.

Freeman deklaroi se ndjehet i dëshpëruar që karriera e tij 80 vjecare, po merr kahje tjetër pas këtyre akuzave.

“Por, unë gjithashtu dua ta bëj të qartë, unë nuk kam ngacmuar askënd në vendin e punës. Unë nuk kam ofruar punësim në këmbim të ndonjë shërbimi”, tha Freeman./REL

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO