lajmi.net

Mjeku jep detaje të reja për vrasjen e Ivanoviqit

Drejtori i i spitalit të Mitrovicës së Veriut, Milan Ivanoviq, në një konferencë për media ka treguar për vdekjen e Oliver Ivanoviqit.

Lajme

16/01/2018 13:31

Udhëheqësi i iniciativës qytetare “Lira, Demokracia, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq, u shtrua sot në spital pas lëndimeve të marra me të shtëna armësh dhe lëndimet e tij kanë qenë të rënda në zonën e gjoksit, ka treguar mjekur Ivanoviq, raporton Kontakt Plus.

“Nga ora 08: 30 deri në 09:15 nuk kishte funksion kardiak dhe në orën 09:15 u konfirmua vdekja. Ai kishte lëndime në afërësi të gjoksit të cilat ishin shkaktuar me armë zjarri dhe të paktën kishte pesë plagë, në pjesën e sipërme të gjoksit”, ka treguar mjeku Milan Ivanoviq.

Ai ka thënë se shërbimi emergjent i spitalit të Mitrovicës së Veriut, ka sjellë trupin e Ivanoviqit rreth orës 08:18.

Oliver Ivanoviq është vrarë në mëngjesin e sotëm pranë zyrës së tij.

LM