Miriam Cani vishet sërish me fustan të bardhë, por jo për Albanin

Miriam Cani po punon pa reshtur për këngën e saj të re.

ShowBiz

28/10/2018 17:32

Këngëtarja Miriam Cani shumë shpejt do ta publikoi projektin e saj më të ri muzikor, shkruan lajmi.net

Nëpërmejt disa fotografive të publikuara në Instagram e ka konfirmuar një gjë të tillë, mirëpo datën e publikimit nuk e ka treguar ende.

Ajo çfarë vihet re është se kënga do të jetë e realizuar edhe me videoklip dhe këngëtarja është veshur sërish me fustan të bardhë, si një engjëll por këtë herë jo me Albanin pasi duket se kënga do të jetë solo.

Kujtojmë se kënga e Albanit me titul ‘Engjëll’ në të cilën protagoniste kryesore ishte Miriami e veshur me fustan të bardhë u pëlqye mjaft shumë nga publiku dhe aktualisht në Youtube ka më shumë se 6 milion klikime./Lajmi.net/

YouTube player