Miratohet ligji, Gjuha shqipe zyrtare në Maqedoni

Me 69 vota pro dhe asnjë kundër apo të përmbajtur, pa deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kuvendi vendosi ta kalojë Propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Lajme

11/01/2018 14:12

Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më pesë shtator të vitit të kaluar në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15-të nëntor të vitit të kaluar./Alsat M/