Ministri Lluka pjesë e Samitit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor në Londër

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka së bashku me Kryeministrin Ramush Haradinaj, po merr pjesë në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor në Londër të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD Western Balkans Investment Summit).

Lajme

26/02/2018 17:55

Ministri ka bërë të ditur se përveç projekteve të sektorit privat, do të prezantohen edhe projekte në infrastrukturë, kryesisht në fushën e Energjisë, Transportit (hekurudha, unaza e Prishtinës dhe rrugë tjera, aeroporti Gjakovës), Teknologjisë Informative, Ujërave (Orë matës dixhital dhe zgjerim të rrjeteve) dhe Ngrohjeve Qendrore të qyteteve.

Në këtë konferencë, Qeveria e Kosovës ka prezantuar 39 projekte konkrete, që kapin vlerën e 600 milionë euro.