Ministri Hamza tregon kur do t’u rriten pagat mësimdhënësve, mjekëve dhe policëve

Ministri i Financave, Bedri Hamza, duke folur për pagat ka thënë që pagat e mësimdhënësve, mjekëve dhe policëve do të rriten brenda tri viteve të ardhshme.

Lajme

18/10/2018 22:12

“Buxheti i vitit të ardhshëm do të procedohet në përputhje me ligjin për menaxhimin e financave publike dhe tri rregullat kryesore që janë që rritja e faturës së pagave do të jetë në përputhje me rritjen ekonomike, deficiti buxhetor primar nuk mund të jetë më shumë se 2% dhe bilanci bankar nuk guxon të jetë më i vogël se 4.5% e GDP-së”.

“Efekti i plotë pritet të ndodhë brenda tri viteve të ardhshme”.

“Sigurisht që reforma e administratës publike do të ketë kosto më të lartë se që e lejon rregulli për ligjin e pagave”.

Hamza në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë që në momentin kur reforma e administratës kalon – sektori publik do t’i marrin pagat me rritje.

“Brenda dy ose tri viteve të ardhshme në moment kur reforma e administratës publike kalon atëherë shumë kategori brenda sektorit publik do t’i marrin pagat me rritje por kjo do të reflektohet edhe të shëndetësia dhe policët”.

“Nuk duhet të marrim veprime që kanë kosto të lartë dhe krijojmë pabarazi edhe brenda sektorit publik dhe atij privat”.

“Nuk ndërtohet shteti më logjikën e fukallarykut por në përputhje me nevojat por vështirë që buxheti të ndërtohet me mundësitë për financim dhe duhet të jemi racionalë dhe të kujdesshëm”.