Ministri Hamza: Rritja ekonomike për vitin 2018 do të jetë rreth 4 %

Ministri i Financave, Bedri Hamza, duke iu përgjigjur deputetëve, ka deklaruar se rritja ekonomike për vitin 2018 do të jetë rreth 4 për qind.

Lajme

25/10/2017 13:08

Hamza ka mohuar se kanë bërë për ndryshimet vetëm për shpenzimet dhe jo për të hyrat, duke thënë se janë eliminuar investimet nga AKP-ja.

Sipas tij, asnjë draft-ligj për AKP-në nuk ka pas dhe duke ditur procedurat që kërkohen, ka qenë e pa mundur që këto ndryshime të futen në projektligjin e buxhetit të Kosovës.

Ai tha se janë rritur subvencionet, ku po ceket çështja e veteranëve ku ka averziv ndaj kategorive të caktuar por ligji duhet të zbatohet.

Hamza ka siguruar se për rrugën për Gjilanin mund të ndahen mjete por parakushtet janë që të lidhet kontrata dhe le të fillojnë punët.

Kurse, duke iu përgjigjur sigurimeve shëndetësore, ka thënë se nuk është kompletuar infrastruktura nënligjore, nuk janë pajisur njerëzit me kartela, nuk janë caktuar çmimet, nuk janë caktuar kostot, andaj ai uroi që kjo çështje të përfundojë në fund të vitit të ardhshëm.

Lexoni edhe:

Ministri Hamza: Rishikimi i buxhetit garanton pagesat për veteranët