Ministri gjerman të rinjve shqiptarë: Hajdeni punoni, mos kërkoni azil

Ndërsa, Evropa përballet me krizën më të keqe të refugjatëve që prej Luftës së Dytë Botërore dhe Gjermania me numrin më të madh të azilkërkuesve se çdo vend tjetër i BE-së, ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere thotë se Shqipëria dhe Kosova i kanë kërkuar vendit të tij të bëjnë çdo gjë për të ndaluar valën e emigrimit.

Bota

28/08/2015 21:47

“Qeveritë e tyre (Shqipërisë dhe Kosovës) po na kërkojnë që të bëjnë çdo gjë që të rinjtë të mos largohen nga vendin në këtë mënyrë”, shprehet ministri në një intervistë për “Euronews”.

De Maiziere thotë se, zgjidhje mund të jetë që këta të rinj të emigrojnë në Gjermani për të punuar, por për të kërkuar statusin e azilantit.

“Ata duhet të kenë një kontatë me një kompani gjermane dhe më pas mund të vijnë si emigrantë për punë”, shprehet ministri gjerman./shqiptarja