Ministri Beqaj takoi ambasadoren e Finlandës në Kosovë

Ministri Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, sot ka takuar ambasadoren e Finlandës në Republikën e Kosovës, Pia Stjernvall.

Lajme

14/05/2018 15:54

Temë e bashkëbisedimit në mes të ministrit Beqaj dhe ambasadores Stjernvall ishte mundësia e bashkëpunimit në qasjen inovative në biznes dhe  fuqizimi  i  të rinjve.

Pas takimit me Stjernvall, ministri Beqaj ka deklaruar se e ka njoftuar ambasadoren me proceset nëpër të cilat po kalon vendi me qëllim të fuqizimit ekonomik të të rinjve, si dhe mundësitë e rritjes së potencialit eksportues e prodhues të sektorit privat.

“E njoftova ambasadoren për proceset nëpër të cilat po kalojmë, për fuqizimin ekonomik të të rinjve, si dhe rritjen e potencialit eksportues dhe prodhues të sektorit privat. Kërkova bashkëpunim dhe ndihmë me njohuri dhe shkëmbim përvojash nga ekspertiza më e mirë finlandeze”, tha pas takimit ministri Beqaj.

Ministri Besim Beqaj ka theksuar po ashtu se ekonomia e Kosovës do të bazohet në njohuri të buta dhe zhvillime teknologjike.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marian Demaj, Rektori i Universitetit të Biznesit dhe Teknologjisë Edmon Hajrizi, Drejtori i KIESA, Besian Mustafa dhe nga Innovation Center Kosovo Shpend Lila./Lajmi.net/