Ministrat e PDK-së dhe LDK-së bashkë me autobus drejtë Tiranës

Vendimi i kryeministrit Isa Mustafa, se kabineti i tij në udhëtimin drejtë Tiranës për takimin e përbashkët me qeverinë e Shqipërisë, do të bëhet me autobusë, sipas disa meidave do të bojkotohej nga ministrat e partisë më të madhe në pushtet. Por këtë e ka demantuar sot, zv.ministri i Jashtëm, Petrit Selimi.

Lajme

23/03/2015 09:40

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka thënë se qeveria, më konkretisht koalicioni PDK-LDK, ka bërë mirë që po udhëton me të njëjtin autobus drejt Tiranës.

“Është simbol i mirë, që koalicioni i përbashkët do të jetë në një autobus. Është qëllim i mirë, drejt prej Kosovës në Shqipëri”, ka thënë ai në një intervistë dhënë për emisionin e mëngjesit në RTK.

Ai ka bërë të ditur se takimi do të rezultojë me 11 marrëveshje.

“Është një ngjarje e rëndësishme. Do të nënshkruhen 11 marrëveshje të ndryshme protokolli. Vjet ka qenë e para në histori të shqiptarëve. Mbledhja e dytë sot, është mbledhje e cila tregon se çfarë është bërë në 11 muajt e fundit. Do të diskutohen shumë çështje, si a është rrit tregtia, ku mund të rritet ende”, ka thënë zëvendësministri.