Milot Llalloshi është bërë baba (Foto)

Miloti dhe Erxhina janë bërë prindër të një djali

ShowBiz

21/01/2017 08:58

Milot Llalloshi i cili është bërë i njohur si vëllai i këngëtares Edona Lalloshi dje për herë të parë është bërë baba.

Miloti dhe gruaja e tij Erxhina Ismajli janë bërë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Priam.

Lajmin se është bërë baba Miloti e dha vetë përmes një postimi në rrjetin socail facebook, shkruan rtv21.tv

“Ooo djalo, gzove baben oo…ooo birooo gzove nanen ooo T’paqim me fat e qofsh i lumtur gjithmone bir. Prirësi jonë Priam M. Llalloshi – 20.01.2017”, ka shkruar Miloti.

Ndërsa urimi i parë erdhi nga motra e saj Edona e cila publikoi një foto në rrjetin social Instagram ku shihet dora e trashëgimtarit dhe pirësit të tyre.

“Mirë se erdhe trashëgimtari dhe prirësi ynë. Priam Milot Llalloshi”, ka qenë mbishkrimi i Edonës në foton e publikuar.