Milionëshi i parë për “S’nuk” nga Fifi dhe Aurela (Video)

Në fund të muajit korrik është lansuar projekti më i ri nga Aurela Gaçe dhe Filloreta Raçi- Fifi.

ShowBiz

22/08/2017 08:25

Është kënga “S’nuk” ajo të cilën dyshja e sollën fuqishëm, pas paralajmërimit që kishin bërë kohë më parë, shkruan lajmi.net.

Tashmë kënga po tregon suksesin e vet, duke marrë mbi 1 milion klikime në platformën Youtube.

Për këtë këngë Aurela dhe Fifi kishin përzgjedhur disa bashkëpunëtorë, siç janë: Kledi Bahiti për muzikën, MAXProductional për videon, Fifi për tekstin, e të tjerë. /Lajmi.net/

YouTube player