Miliarderi amerikan arrestohet për vrasje të trefishtë

Robert Durst, miliarder amerikan, që vjen nga një familje e shquar e Nju Jorkut, është arrestuar nga agjentët federal nën dyshimin për vrasjen e të paktën tre personave gjatë jetës së tij.

Bota

16/03/2015 16:09

Durst, pas një interviste në lidhje me vdekjen e një mikeshës së tij në vitin 2000, ishte përgjuar dhe derisa ndodhej në tualet, privatisht kishte thënë: “Natyrisht, unë i kam vrarë të gjithë ata”.

Por meqë kishte folur me vetveten, Drust ishte lënë i lirë, por në anën tjetër FBI-ja kishte filluar hetimet rreth dyshimeve që kishin për krimet e bëra prej tij, vrasjen e ish gruas, Katheleen Drust, të mikeshës Susan Breman dhe të një fqinji të tij të moshuar, Morris Black.

Pas insistimit të prokurorisë se ka gjetur prova të reja në lidhje me këto vrasje, një gjykatë e Los Anglees lëshoi javën e kaluar urdhër-arrest për miliarderin. Ai u kap mbrëmë nga agjentët e FBI-së derisa po futej në një hotel në New Orleans, ku ishte akomoduar me emër të rremë.

E para që ishte vrarë, ishte ish gruaja e tij, Kathleen, e cila u zhduk në vitin 1982, pasi kaloi fundjavën në shtëpinë e tyre në shtetin e Nju Jorkut, dhe pasi trupi i saj nuk u gjet u shpall e vdekur.

Durst mbrojti pafajësinë e tij edhe pse ishte akuzuar për vrasjen e mikeshës Breman në vitin 2000, e po ashtu u shpall i pafajshëm edhe për vrasjen e fqinjit të moshuar derisa jetonte në Texas, në vitin 2001.

Familja e miliarderit, pas njoftimit se Robert është kapur në New Orelans, ka falënderuar të gjithë ata që kanë asistuar në arrestimin e tij. “Ne shpresojmë se ai më në fund do të jep përgjegjësi për gjithçka që thuhet të ketë bërë”, ka thënë i vëllai, Douglas, në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve AP. /lajmi.net/

Robert Durst
Robert Durst