Milaim Zeka me rrëfim të dhimbshëm për vrasjen e nënës

Deputeti i Nismas, Milaim Zeka, ka ndarë një rrëfim të dhimbshëm me prindërit e tij gjatë luftës në Kosovë.

Lajme

27/04/2018 13:17

“Me të tregu si janë kidnapuar prindërit e mi në Sofali, si e kanë fut në banjo dhe e kanë kallë nënën time, trishtohesh”.

“Ka njerëz këtu që kanë përjetuar tmerre, prej Albin Kurtit dhe plot të burgosur tjerë politikë që kanë përjetuar torturën dhe poshtërimet më të mëdha ashtu sikur edhe doktoresha Flora Brovina. Të gjithë këta janë njerëz që kanë përjetuar gjërat më të rënda”.

Zeka në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për personat e pagjetur ka pasur edhe një lutje për Listën Serbe, njofton Klan Kosova.

“Ju kish lutë Listës Serbe që të kthehen ka Kibla – nuk është Beogradi, është Prishtina”.

“Edhe të pagjeturit kemi me i gjetë bashkë, t’i mbyllim plagët e luftës dhe ta rrëzojmë për dhe urrejtjen 110 vjeçare”.

“Ju bëj thirrje Listës Serbe që të ndikoni në Beograd që të na dorëzojnë njerëzit tanë, ashtu si unë që jam deputet i këtij Parlamenti i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve. T’i kthejmë eshtrat e njëri-tjetrit, pa dënime”.

“Nuk ka rëndësi të dënohet kush ma ka vrarë nënën time. Ne ja kemi marrë Serbisë Jerusalemin, zemrën. Jemi të pavarur, nëse dimë të krijojmë shtet”.

“Ka rëndësi që Kosova është shtet i pavarur dhe ju do të jetoni në Kosovë bashkë me ne. Dashtë Zoti që kurrë lufta mos të përsëritet dhe të mos vrahen njerëz në këto hapësira gjeografike”.