Mikullovci thërret vazhdimin e seancës konstituive

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci në cilësinë e kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit ka caktuar vazhdimin e kësaj seancës për të enjten në orën 10:00.

Lajme

07/08/2017 11:23

Në ftesën e thirrjes thuhet: Seanca konstituive e Kuvendit i vazhdon punimet të enjten, më 10 gusht 2017 në orën 10:00 në sallën e Kuvendit.

Ndërsa, në agjendën e seancës, është vetëm një pikë, sipas dokumentit: ‘Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të Kuvendit”.

Ky veprim i Mikullovcit vjen pas caktimit të një takimi konsultativ me partitë politike që është paralajmëruar për të mërkurën.

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në këtë takim derisa PAN është koalicioni që kërkon me këmbëngulje një marrëveshje mes partive se kur duhet të thirret seance e radhës.