“MH370 është humbur, nuk ka të mbijetuar”

Të dhënat e reja për aeroplani misterioz të Agjencisë, Malaysia Airlines, i kanë humbur shpresat për një përfundim të mirë. Zyrtarë të kësaj agjencie thonë se ai është rrëzuar diku në fund të Oqeanit Indian dhe se nuk ka asnjë të mbijetuar.

Bota

24/03/2014 14:34

Aeroplani MH370 është humbur dhe sipas të gjitha gjasave nuk ka shpëtuar asnjëri nga 239 udhëtarët që gjendeshin në bord, deklaruan zyrtarë të Malaysia Airlines.

“Të gjitha dëshmitë tregojnë se aeroplani është rrëzuar në pjesën jugore të Oqeanit Indian”, thuhet në këtë deklaratë.

Pritet që nga momenti në moment të del me një konferencë, ku do t’i drejtohet familjarëve të udhëtarëve me të dhëna të reja.