M’Gladbach shet Xhakën për 43 milionë euro
Arsene Wenger është takuar me babain e Granit Xhakës dhe i ka shprehur gatishmërinë për ta transferuar mesfushorin e Borussia Monchengladbach.
Sport
Granit Xhaka është gjithnjë e më afër largimit nga Borussia Monchengladbach.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është takuar me babanë e tij, duke ia shprehur gatishmërinë për transferimin e mesfushorit kosovar.
“Sky Sport News HD” ka njoftuar se wenger është i gatshëm të paguajë 43 milionë euro për blerjen e Xhakës, përcjell “Lajmi.net”.
Xhaka kërkohet edhe nga disa klube të tjera të mëdha evropiane përfshirë Liverpoolin dhe Bayern Munichun.