Meta betohet si President: Shqipëria dhe demokracia do jenë gjithnjë të parët

Pas betimit në detyrën e tij të re, Ilir Meta nga foltorja e Kuvendit foli për herë të parë si president i ri i Republikës së Shqipërisë. Teksa falënderoi të gjithë të pranishmit, Meta pohoi se do të angazhohet në detyrën e tij.

Lajme

24/07/2017 18:24

Ai tha se do t’i shërbej frymës së konsensusit e dialogut.

“E nderuar zonja Leskaj, i nderuar kryeministër, ministra, deputetë, miq e të ftuar ju falënderoj që jeni pjesë e kësaj ceremonie solemne. Më lejoni të shpreh mirënjohjen time dhe të shpreh angazhimin tim. Kushtueshmëria, respektimi i shtetit të së drejtës do jenë pjesë e punës time. 25 vit më parë u zgjodha si deputet në këtë Kuvend, e sot president. Reforma të qëndrueshme në mund të jenë produkt i një mazhorancë, por i një sipërmarrje kombëtare. Sot angazhohemi për forcimin e së drejtës, e klimës së biznesit aq e domosdoshme për të rinjtë tanë. Përpjekjet tona shtet formuese s’do kishin qenë të lehta pa bashkëpunimin dhe ndihmën e ndërkombëtareve.”, tha Meta.