Mësuesi i dehur rrah 12 nxënës së klasës së 3-të, një në gjendje të rëndë

Një mësues në gjendje të dehur ka rrahur 12 nxënës të klasës së 3-të fillore. Bëhet fjalë për 60-vjeçarin Adil Muça mesues në shkollën 9-vjeçare “Orzhanovë” në Ostren të Bulqizës.

Lajme

10/03/2016 14:13

Dhuna e tij është denoncuar nga prindërit. Një prej nxënësve është në gjendje të rëndë në spital. Menjëherë pas denoncimit, përfaqësues të Drejtorisë Arsimore të Bulqizës kanë mbërritur pranë shkollës dhe kanë pushuar nga puna mësuesin Adil Muça. Rastet e dhunës së mësuesve ndaj nxënëseve në shkollat shqiptare, janë jo pak të përsëritura./lapsi.al/