Messi te klubi i pasur për 110 milionë euro (FOTO)

Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona.

Merkato

17/01/2017 08:50

Manchester City është i gatshëm të thyejë rekordin e transferimeve për Lionel Messin.

Tabloidi britanik “The Sun” raporton se “Citizens” janë të gatshëm të paguajnë 110 milionë euro për blerjen e sulmuesit të Barcelonës.

Kurse, atij i kanë ofruar plot 900 mijë euro në javë, përcjell “lajmi.net”.

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola dëshiron të ribashkohet me Messin në Etihad Stadium. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6