Mësoni datën e publikimit të këngës së re të Azetit

Hip hop ylli shqiptar, Azet ka paralajmëruar këngën e tij të re në gjuhën shqipe.

ShowBiz

20/11/2018 19:40

Reperi nga Podujeva i cili jeton dhe vepron në Gjermani para një muaji paralajmëroi projektin e ri në gjuhën shqipe, shkruan lajmi.net.

Me postimin e fundit të publikuar në Instagram, Azet ka njoftuar të gjithë fansat se kënga publikohet të enjten.

“Praaa “skam koh” po vjen te enjten mbrema ne ora 23:59 ne kanalin KMN GANG”, shkruan ai.

Theksojmë se këngëtari nga Kosova që është rritur në Gjermani këtë vit mbajti turneun ballkanik me performanca në vende të ndryshme përfshirë,  Kosovën, Shqipërinë e Maqedoninë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqaWiGdF3f6/