Meshkuj, vëzhgimi i gjokseve për 10 minuta në ditë, më i mirë për shëndetin sesa palestra

Sipas shkencëtarëve, t’ia shikoni një gruaje gjokset për 10 minuta në ditë do t’ua zgjatë jetën.

Lifestyle

12/10/2016 14:55

Studimi gjerman, i publikuar në New England Journal of Medicine, konkludon se shikimi i gjokseve është më e mirë për shëndetin sesa shkuarja në palestër, transmeton Telegrafi.

“Shikimi i gjokseve të mëdha të një gruaje për vetëm 10 minuta është ekuivalente me një sesion 30-minutësh të ushtrimeve aerobike”, ka thënë autorja e studimit Dr Karen Weatherby, eksperte e plakjes.

Ekipi hulumtues, i udhëhequr nga Dr Weatherby, kishte shpenzuar pesë vite duke i monitoruar efektet e këtij zbulimi unik.

Meshkujt të cilët kishin shpenzuar disa minuta në ditë duke i vëzhguar gjokset e grave, kishin pasur shtypje më të ulët të gjakut si dhe më pak rrezik për zhvillim të sëmundjeve të arterieve koronare.

Sipas Weatherby, eksitimi seksual e bën zemrën të pompojë më shumë dhe e përmirëson qarkullimin e gjakut. Pra, nuk vihet në dyshim se vëzhgimi i gjokseve të mëdha i bën meshkujt më të shëndetshëm.