Merkel refuzon statusin e kandidatit për Shqipërinë

Është e nevojshme që të miratohen të tjera reforma, bëri të ditur të mërkurën kryetarja e CDU gjatë një njoftimi qeveritar.

Lajme

18/12/2013 11:40

Shqipëria nuk mund të shpresojë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, sipas këndvështrimit të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Është e nevojshme që të miratohen të tjera reforma, bëri të ditur të mërkurën kryetarja e CDU gjatë një njoftimi qeveritar.

Samiti i BE’së të enjten dhe të premten, do të merret me këtë çështje.

Gjermania dhe BE do të mbështesin qeverinë e re në Tiranë në përpjekjet e tyre për reforma, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit.

Në të kundërt, Merkel ka mbështetur nisjen e negociatave me Serbinë, ndërkohë që takimi i parë do të zhvillohet në janar.

Me këtë veprim, do të njihen reformat që ka bërë ish- republika jugosllave dhe marrëdhëniet e përmirësuara me Kosovën.

Procesi i anëtarësimit ka të ngjarë të zgjasë disa vite, raporton  Reuters.