Merkel pas takimit me Vuçiq flet për raportet mes Kosovës dhe Serbisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandr Vuçiq ka thënë se raportet e Serbisë me Kosovën janë më të mira.

Bota

14/03/2017 18:17

“Duhet të luftojmë stabilitet dhe Vuçiqi gjjithmonë ka qenë për atë që zhvillimi në rajon duhet të jetë zhvillim i qetë, që nuk është e thjeshtë. Këto reforma janë shumë të rëndësishme dhe të guximshme, kurse përveç kësaj, duhet të theksoj se raportet me Kosovën janë më të mira” ka thënë Merkel, transmeton lajmi.net

Kurse Vuçiq ka thënë se Serbia është e interesuar për ruajtjen e stabilitetit në rajon, duke thënë se situata aktuale në shumë vende është e turbullt, transmeton lajmi.net

“Situata është e turbullt në disa vende të Ballkanit, por paqja mund të ruhet me ndihmën e BE-së dhe të Gjermanisë”, u shpreh Vuçiq.

Vuçiq i ka cilësuar si të vështira bisedimet e Serbisë me Bosnjën dhe Kosovën. /Lajmi.net/