Mërgimtari kosovar i arrestuar në Serbi pritet të dal para gjyqit

Stomatologu nga Gjilani, Ibrahim Matoshi i cili jeton dhe vepron në Gjermani, ende po vazhdon të mbahet në ndalim nga autoritetet serbe.

Lajme

15/08/2018 17:20

Ai është arrestuar tri ditë më parë në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Vëllai i tij, Musli Matoshi ka thënë se ai vazhdon të mbahet në ndalim deri në vendimin final, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, lënda ka kaluar në shqyrtim në Prokurorinë Speciale të Serbisë.

“Shpresojmë që lënda të shqyrtohet sa më shpejt dhe të vërtetohet pafajësia e familjarit tonë”, ka shkruar Musli Matoshi në Facebook.

Për arrestimin e Ibrahim Matoshit ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Theksojmë se ende nuk ka informacione të sakta se për çka po akuzohet stomatologu nga Gjilani.

Shkrimi i Musli Matoshit në Facebook: