Mëngjesi i lumtur i Baby G-së, e gjen atë të zhveshur

Këngëtarja shqiptare, Baby G shpesh provokon ndjekësit në rrjetet sociale.

ShowBiz

01/02/2019 09:59

Artistja nga Kuksi, emri i vërtetë i së cilës është Gordana Kingji ka postuar një imazh në Instagram në të cilin shfaqet tejet në formë, shkruan lajmi.net.

Me një palë bikini shumëngjyrëshe, Baby G duket tejet atraktive gjersa ka vënë në pah format trupore bombastike.

“Mëngjesi i lumtur”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos.

Gordana aktualisht është duke e shijuar suksesin e këngës së fundit “It’s me”, ku ka marrë mbi një milion klikime në YouTube. /Lajmi.net/