Menaxhmenti i Aerporti i Prishtinës nuk shkeli Ligjin e Punës

Kryeinspetori i punës Basri Ibrahimi thotë se menaxhmenti i Aeroportit të Prishtinës nuk e ka shkelur Ligjin e Punës kur ka përjashtuar 46 persona nga puna. Gabimi i vetëm, sipas tij, është bërë për 18 persona të cilët kanë pasur përvojë pune 10 vjeçare.

Lajme

13/03/2014 19:26

Isnpektoriati i punës ka vlerësuar se Menaxhmenti i Aerportit të Prishtinës nuk ka shkelur ligjin e punës me vendimin e saj që disa punëtorëve të mos ja u vazhdoj kontratën e punës.

Inspektorati ka bërë të ditur se numri i të larguarve nga puna është 46 persona, raporton KTV.

Kryeinspektori i punës, Basri Ibrahimi, ka thënë se i vetmi gabim që ka bërë Menaxhmenti është largimi i 18 punëtorëve nga puna, të cilët kanë mbi dhjet vjet përvojë punë.

“18 persona janë që kanë mbi 10 vjet të punësuar, ndërsa pjesa tjetër kanë pasur një kontratë të caktuar, por që kanë punuar edhe më herët në Aeroport para se të vinte konzorciumi Limak. Largimi i tyre është çështje që menaxhmenti ka vepruar sipas Ligjit, ku i ka paralajmëruar një muaj përpara”.

“Ligji i Punës parasheh që në qoftë se ka precendent që lidhen drejtpërsëdrejti me vendin e punës, atëherë atë mund ta suspendojë, ta mbajë në punë derisa të mos shqiptohet një vendim nga organet kompetente dhe në qoftë se dënohet më shumë se 6 muaj, atëherë automatikisht i shkëputet kontrata. Ndërsa, në qoftë se dënohet më pak se 6 muaj, atëherë ata mund ta vazhdojnë kontratën e punës por me kusht që të mos ketë precendet gjyqësor ose policor lidhur me vendin e punës”, ka thënë për KTV, Basri Ibrahimi.