Mediat gjermane: Ta fusim Ballkanin në BE para se të bie nën ndikim ruso-turk!

“Kështu momentalisht duken gjerat në Ballkan. Edhe pse britanikët ia kthyen shpinën Brukselit, atje tash po i ngritin dy gishta. Hyrje në BE? Po, ju lutem! Shefat e qeverive të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnjës pikërisht edhe një herë theksuan se më shumë dëshirë do të ishin pjesë e Unionit Evropian".

Lajme

05/07/2016 22:41

Pas Samitit të Ballkanit Perëndimor në Paris, disa media gjermane e kanë hedhur idenë e pranimit të vendeve Ballkanit në BE pas largimit të Britanisë së Madhe.

Këtë e thekson Deutsche Welle, transmeton lajmi.net.

“Nuk është ndjenjë e mirë t’i dëshirosh dikujt atë që për të tjerët më nuk vlen. Një copë bukë nga dje, apo Bashkimin Evropian”, shkruan gazetarja e Süddeutsche Zeitung, Nadja Pantel. “Kështu momentalisht duken gjerat në Ballkan. Edhe pse britanikët ia kthyen shpinën Brukselit, atje tash po i ngritin dy gishta. Hyrje në BE? Po, ju lutem! Shefat e qeverive të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnjës pikërisht edhe një herë theksuan se më shumë dëshirë do të ishin pjesë e Unionit Evropian. Këtë mund ta marrim si lajm të mirë apo të keq. Kjo mund të interpretohet si shenjë dobësi e BE-së e cila po i tërheqë vetëm ato vende që mezi ekzistojnë si të vetme: ekonomikisht të dobëta dhe politikisht labile janë vendet e Evropës Juglindore. Ose mund të interpretohet si shenjë e fuqisë, pasi që shumica e vendeve në Ballkan më shumë i tërheqin premtimet e Perëndimit sesa ato që i ofron Rusia”, shkruan Süddeutsche Zeitung, transmeton lajmi.net.

“Aktrativiteti ekonomik i Evropës për vende jashtë Bashkësisë mbetet i pandryshuar, e që nuk është argument i parëndësishëm në taborin e brexit-it i cili me këtë sqaron dëshiron e tyre për izolim”, thekson tutje gazeta më me ndikim në Gjermani dhe Evropë.

Tutje thuhet se duhet pasur kujdes nga ndikimi rus në Ballkan, sidomos në Serbi. “Ofenziva e Putinit në Ballkan ka filluar në vitin 2006. Dëshira e tij e tij është që Serbinë hapur ta merr afër vetes, mirëpo kjo duket se nuk është realizuar. Mirëpo, ndikimi rus në Serbi dhe në Republikën Serbe nuk duhet nencmuar, para se gjithash për shkak të mbështetjes për politikën Nacionaliste në Këshillin e Sigurimit”.

Në anën tjetër, Tageszeitung shkruan për rritjen e ndikimit të Turqisë në Ballkan. Gazeta shkruan se qendra e ndikimit turk në Ballkan gjendet në Sarajevë.

“Politika konservative e regjimit turk po e shtrin ndikimit duke nisur nga hapja e universiteteve private. Qëllimi përfundimtar nuk është vetëm arritja e ndikimit në myslimanët e Ballkanit, por në të gjitha shtete. Kësaj duhet shtuar investimet e kapitalit turk në të gjithë rajonin. Ideologjia nacionaliste turke ka arritur deri në atë pikë se tash thonë se kombi turk dhe ai boshnjak janë të njëjtë. Kështu thonë në Ankara”, thekson e përditshmja tjetër gjerman, Tageszeitung. /Lajmi.net/