Meda takon ‘sozinë’ e tij, djaloshi nga Libia shprehet i emocionuar

Gjatë ditës së djeshme në mediet rozë kishte qarkulluar lajmi për një djalosh që ka ngjashmëri të madhe me këngëtarin Meda.

ShowBiz

07/01/2018 11:38

Bëhet fjalë për Muhamed Safa, 24 vjeçari nga Libia, i  cili është ‘sozi’ e Medës, shkruan lajmi.net.

Pasi e kishte kuptuar se ka ngjashmëri të madhe me këngëtarin shqiptar, Mohamed kishte shkuar ta takojë Medën.

Madje, ai ishte i pranishëm edhe në një koncert të tij, ku shfrytëzoi rastin të shkrepte disa fotografi bashkë me këngëtarin, e që vërehet edhe më qartë ngjashmëria që kanë mes vete.

“Ishte kënaqësi ta takoj sozinë time shqiptar”, ka shkruar Mohamed në llogarinë e tij në Instagram, duke postuar edhe një video ku shihet duke qëndruar në skenë përkrah Medës derisa ai po këndonte. /Lajmi.net/

Was great meeting my Albanian doppelgänger @mehdin_pergjeqaj

A post shared by Mohamed Safa (@moesafa) on