Me veshje tradicionale dhe barkun e rrumbullakët, Emina me mesazh për fëmijët e saj

Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj po gëzon një jetë përallore.

ShowBiz

16/05/2018 19:00

Ajo ka disa vite që është e martuar me milionerin iraniano-amerikan, Sam Nazarian, shkruan lajmi.net.

Çifti tashmë janë në pritje të një fëmije të dytë, ndërkaq janë prindër të vajzës Ella Faria.

Edhe pse, Emina ka kohë që është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo nuk ngurron të shfaq para publikut vlerat kulturore dhe traditat shqiptare.

Përmes imazhit të fundit që ka publikuar, Cunmulaj shfaqet me veshje tradicionale shqiptare e cila ka një mesazh për fëmijët e saj.

“E vogëla ime! Të premtoj që do t’i jap të gjitha vlerat që unë i kam marrë prej nënës time, të premtoj që çdo herë do të kujtoj që nga cili vend vjen nëna juaj dhe që ndjehet shumë krenare për të… Kultura ime është gjëja më me vlerë që kam dhe do ju mësoj ty dhe Elli Faria për bukuritë e saj”,- shkruan ajo. /Lajmi.net/