Me të brendshme në kuzhinë, kështu gatuan Kim Kardashian

Kim Kardashian dukej seksi në një imazh në Instagram, derisa po gatuante.

ShowBiz

04/08/2018 00:00

Ylli televiziv,  ndau një imazh nga kuzhina ku shihej duke përgatitur diçka veshur me të brendshme, të enjten, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Derisa po fshinte me gisht çokollatën nga një lugë, bukuroshja dukej tejet provokuese veshur në të sytjena dhe mbathje.

Kim ishte e grimosur dhe me flokë të lëshuara, ndërsa e gjithë vëmendja ishte tek format e saj.

Sipas “TMZ”, Kardashianët në tetorin e kaluar ri-nënshkruan kontratë 150 milionë dollarësh me “E!”, për pesë sezona.

Kim është martuar që nga viti 2014 me reperin Kanye West dhe kanë tre fëmijë, North, Saint dhe Chicago. /Lajmi.net/