Me këto fjalë Adelina uron Zanfinën për ditëlindje

Këngëtarja Zanfina Ismaili sot po feston ditëlindjen.

ShowBiz

10/05/2018 19:40

Përpos urimeve nga miqtë e fansat, një të tillë ajo e ka marrë edhe nga motra e saj Adelina, shkruan lajmi.net

Adelina ka hedhur një fotografi në Instagram ku shihet Zani dhe fotos ia la një urim në gjuhën angleze ku e uroi edhe për diplomimin si juriste.

“Kjo vajzë sot është zyrtarisht juriste e diplomuar. Kaq krenare për ty! Urime ditëlindjen princesha ime, ti më bën motrën më të lumtur, të dua deri tek hëna dhe pas!” janë fjalët e Adelinës lënë fotos.

Për Zanfinën, urojmë edhe shumë vite tjera./Lajmi.net/