Me këtë frut digjni kaloritë si me një muaj ushtrime

Manaferrat nxisin djegien e yndyrës.

Lifestyle

13/05/2018 19:26

Manaferrat përmbajnë lëndë ushqyese, të quajtur polifenolë, të cila të nxisin djegien e yndyrës gjatë stërvitjes duke rritur rrjedhjen e gjakut.

Kështu së paku thuhet në studimin e doktorit Sam Shepherd, nga Liverpool. Ai duke folur për këtë studim, ka thënë se kanë mjaftuar shtatë ditë për të parë ndryshimet fillestare.

“Çdo gjë mbi 20% është zakonisht ajo që ne presim të shohim me 3-4 javë të stërvitjes së rregullt”, u shpreh ai.

“Ishte pozitiv për të parë se efektet e florës së zezë në djegien e dhjamit shtrihen tek femrat, veçanërisht pasi ato kanë një mbështetje më të madhe ndaj yndyrës si lëndë djegëse në krahasim me meshkujt”, ka shpjeguar tutje Shepherd.

Po ashtu hulumtuesit besojnë se nga të dhënat që kanë mbledhur mund të përfitojnë njerëzit me mbipeshë apo edhe diabetin e tipit 2.