Me këtë datë publikohet dueti i Ardian Bujupit me këngëtaren e njohur

Ardian Bujupi ka ditë që ka paralajmëruar një këngë të re.

ShowBiz

10/12/2018 08:00

Ardian Bujupi për këtë projekt ka bashkëpunuar me këngëtaren Helly Luv, kurse kënga mban titullin “Guns and Roses”, shkruan lajmi.net.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari ka bërë të ditur që kënga e tij e re publikohet më 12 dhjetor.

Kujtojmë që projekti më i suksesshëm i publikuar gjatë këtij viti nga Ardian Bujupi është “Çika çika” në duet me Xhensila Myrtezajn.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe Ardian Bujupi me Helly Luv. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrLQM4glZOM/