‘Më dogjën tre makina, se jam komisioner i LSI’

Tre makinat e djegura në fshatin Shëndelli të Konispolit dyshohet se janë djegur qëllimisht dhe zjarrvënia ka pasur qëllime politike, pasi ato rezultojnë se i përkasin komisionierit të LSi-së në zonë, David Luca.

Lajme

25/06/2017 09:18

Ai vetë e ka deklaruar këtë: “Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:15 të ditës së sotme. Isha në gjumë kur ndodhi ngjarja, kam dëgjuar zhurmat e plasjes së gomave dhe dola jashtë, autorët u larguan për pak. Makinat ndodheshin në oborr dhe njëra nga makinat është djegur e gjitha. Më pas kam lajmëruar zjarrëfikësen dhe policinë e cila ka ardhur pas dy orësh. Makinat më janë djegur për arsye politike sepse jam komisioner i LSIsë në fshatin Shëndëlli”, tha Luca për “BalkanWeb”.

Por, Policia e Vlorës tha se:

Automjeti tip Volkswagen me targë AA 193 NR ishte në pronësi të shtetasit N.L.

Automjeti tip Benz, me targë AA 394 IR ishte në pronësi të shtetasit D.L.

Automjeti tip Citroen me targë NHK 9114 ishte në pronësi të shtetasit V.M.

Mjeti i parë është djegur plotësisht, ndërsa dy mjetet e tjera janë dëmtuar pjesërisht.