Me 3 shtator, protestë në Prishtinë kundër Vuk Jeremiqit

Shtatori pritet të jetë muaji i protestave. Krahas protestës së madhe të paralajmëruar nga Lëvizja “Vetëvendosje” kundër ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi, edhe shoqëria civile ka paralajmëruar një protestë tjetër dy ditë më pas.

Lajme

30/08/2016 08:42

Më 3 shtator në sheshin “Zahir Pajaziti” do të protestohet kundër kandidaturës së ish-ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, për sekretar të përgjithshëm të OKB-së. Motivet për ta kundërshtuar këtë kandidaturë janë të shumta. Mirëpo, zyrtarët kosovarë kanë përmendur disa prej tyre, duke u nisur nga fakti se Jeremiç ka pasur gjithmonë politikë destabilizuese dhe përjashtuese ndaj Kosovës.

“Përkundrazi, ai ishte pjesë e shtetit që kishte dhe ka qasje destabilizuese ndaj nesh e për rrjedhojë edhe ndaj stabilitetit në rajon”, ka thënë për “Zërin” zëdhënësi i Qeverisë, Faton Abdullahu. Ai më tutje ka thënë se Jeremiç asnjëherë nuk e pati kurajën të gjejë moral të mjaftueshëm për të kërkuar falje për krimet e shtetit serb të bëra ndaj qytetarëve civilë në Kosovë, gjatë luftës së fundit.

“Meqenëse përpjekja e Jeremiçit gjatë kohës sa ishte në pozitën e ministrit në Kosovë ishte ndarja e Kosovës, zgjedhja e tij në këtë post do të kishte karakter destabilizues në rajon. Ai ka dëshmuar pandalshëm se nuk ka mundur të shkëputet përmbajtjesisht nga mendësia politike me të cilën udhëhiqen ende institucionet .