Mbi 350 të vdekur nga përmbytjet në Indi

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në shtetin jugor Kerala të Indisë, i ka kaluar 350 vetë, ndërsa ekipet e shpëtimit i vazhduan sot kërkimet për njerëz që mund të kenë mbijetuar.

Bota

20/08/2018 07:42

Përmbytjet kanë filluar në fund të muajit maj dhe sipas Agjencisë Associated Press, vetëm në 24 orët e fundit janë gjetur të vdekur 46 vetë.

Situata është tepër e rëndë në zonën e përmbytjeve, më parë një destinacion mjaft piktoresk për turistët. Lumenjtë dhe rezervuarët u tejmbushën nga shirat e rrëmbyer monsune, që përmbytën rrugë dhe shtëpi. Më tepër se 700 mijë njerëz janë zhvendosur, për t’u sistemuar në kampe të shpërndara në mberë shtetin.