Mbesa e Mogherinit i referohej drogës me emrin ‘midhje’

Mbesa e Federica Mogherinit, 26-vjeçarja Gaia Mogherini është ndër 15 personat e arrestuar mëngjesin e së hënës nga policia e Romës në Itali, si pjesë e një organizate të trafikimit të drogës, që drejtohej nga një italian dhe një shqiptar.

Bota

13/10/2016 23:11

Italini Manuel Zumpano, djali i një emri të njohur të botës së krimit në Romë në vitet 80 dhe shqiptari Rigers Durici, i njohur si “Rike”, drejtonin organizatën që furnizonte me kokainë edhe VIP-a në Romë, shkruan Syri.net.

Mediat italiane shkruajnë se e reja akuzohet nga prokuroria se ka marrë në 28 shkurt të vitit 2015 “një sasi të papërcaktuar lënde narkotike të tipit kokainë nga Manuel Zumpano, me qëllim që sigurojë tregtimin e saj”.

Mbi 26-vjeçaren është vendosur masa e arrestit shtëpiak, pasi sipas hetuesve, “është përfshirë plotësisht në trafikimet e paligjshëm të të dashurit të saj Roberto Nicoletti”,edhe ai i arrestuar, shkruan Syri.net.

Mediat lokale kanë publikua edhe përgjimet e një bisede të 26-vjeçares me të dashurin e saj:

Roberto Nicoletti: Gaja, duhen nja dhjetë kile midhje për Andrean se ka mbetur pa të.

Gaia Mogherini: Mirë dashuri.

Dhe për karabinierët, “midhjet” janë doza kokaine që Gaia duhet të gjente.