Maxwell pensionohet nga kombëtarja e Brazilit

Mbrojtësi i PSG-s, Maxwell ka konfirmuar se është tërhekur përfundimisht nga kombëtarja e Brazilit, duke shtuar se të njëjtën gjë pritet ta bëj edhe me skuadrën e tij.

Sport

08/10/2014 00:49

Mbrojtësi i PSG-s, Maxwell ka konfirmuar se është pensionuar nga kombëtarja e Brazilit, ndërsa ka thënë se shumë shpejtë do të pensionohet tërësisht nga futbolli.

“Në moshën 33 vjeçare dhe me nivelin e madh që ka skuadra e Brazilit, unë konfirmoj tërheqjen. Eksperienca në Kupën e Botës në Brazil ishte fantastike, por presioni dhe ambient ekonomik luajti kundër neve”.

“Unë nuk e di nëse do të vazhdoj të luaj për një kohë të gjatë, nuk e kam vendosur ende. Do të shohim gjatë shkurtit”, tha Maxwell.

Mbrojtësi ishte anëtar i skuadrave të mëdha si Ajaxi, Barcelona dhe interi, para se të transferohej te skuadra franceze, PSG.