Matthaus: Ronaldo – Messi? Jo, ky futbollist mund ta fitojë “Topin e Artë” (FOTO)

Robert Lewandowski mund të bëhet futbollisti më i mirë në botë, sipas Lothar Matthaus.

Sport

06/04/2017 09:15

Legjenda e Gjermanisë, Lothar Matthaus beson se sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski mund të bëhet futbollisti më i mirë në botë.

Lewandowski spekulohet me transferim në Manchester United si zëvendësues i Zlatan Ibrahimovic.

“Lewandowski nëse e fiton titullin e Ligës së Kampionëve me Bayernin, ai mund të bëhet futbollisti më i mirë në botë”, deklaroi Matthaus për “Bild”, përcjell “lajmi.net”.

“Ai mund të bëhet futbollisti më i mirë në botë. Si sulmuesi më i mirë në botë, ai do ta meritonte këtë çmim pa asnjë dyshim”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy