Matoshi, Metës e Havollit: Jeni të mjerë politikisht

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Halil Matoshi, ka sulmuar kandidatët për deputetë nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Bardhyl Meta e Sokol Havolli, në një debat televiziv.

Lajme

08/06/2017 23:50

Edhe pse janë miq jashtë politikës, Matoshi e Meta nuk kursyen sulmet ndaj njëri tjetrit në TV Dukagjini.

“Nganjëherë ju shoh shumë të mjerë”, është shprehur Matoshi. “Politikisht të mjerë”, ka shtuar ai, teksa Meta e ka kundërshtuar për etiketimin.