Maskat grabisin një person, i marrin me dhunë 15 mijë euro

Një kambist në Durrës është grabitur nga tre persona të armatosur. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së shtunë, por vetëm në mbrëmje është raportuar nga policia.

Lajme

21/02/2016 09:21

Sipas bluve, “më datë 20.02.2016, në lagjen Nr.3 në Durrës, 3 persona të maskuar, i kanë marrë me dhunë shumën prej 15 000 €, shtetasit: • G.K. 53 vjeç, banues në Durrës”.

Në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar 13 persona me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Efektivat e Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.